Mund ta ketë vëzhguar nga pikëpamja profesionale, duke menduar me vete nëse ky jaht kaq luksoz i ka paguar të gjitha detyrimet në shtet, apo ndoshta ka njohur dikë që ka qenë pasagjer aty brenda? Këtë nuk e dimë, por ama drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka rënë përsëri pre e paparacit të “Panorama”, teksa është fotografuar duke u larë në det fundjavën e kaluar. “Panorama Plus” shkruan se gjatë kohës që ajo po shijonte ujin e mrekullueshëm të Jonit, pranë saj ka kaluar ky jaht që shihni në foto, ku në bord ka pasur shumë pasagjerë. Nuk e dimë nëse pasagjerët e kanë njohur drejtoreshën apo anasjelltas, por ajo që duket në foto, është që zonjusha Shehaj është bërë kurioze për jahtin dhe e ka vëzhguar gjatë, madje ka vënë edhe dorën që të mos pengohej nga dielli për ta parë më mirë. Edhe këtë herë, ajo që të bie në sy janë linjat perfekte të Shehajt, e cila ka një detyrë të rëndësishme, por nuk duhet të harrojmë se është akoma vajzë e re, dhe akoma larg të 30-ve. Linjat e saj janë për t’u pasur zili nga të gjithë.