Selena Gomez ka bërë me dije se përkohësisht do të tërhiqet nga skenat për shkak të sulmeve të panikut dhe depresionit që ajo vuan nga një sëmudje e quajtur Lupus, me të cilën u diagnostikua vitin e kaluar.
”Kam zbuluar se disa nga efektet e lupus, janë depresioni, ankthi dhe ataket e panikut, të cilat po ashtu kanë pasojat e tyre. Dua të ruaj shëndetin tim, lumturinë time dhe kam vendosur se mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është të bëj pak pushim.”- ka thënë artistja në një intervistë për revistën People.
Këngëtarja 24 vjeçare sapo ka përfunduar turin e saj, dhe është kthyer në shtëpinë e saj në Texas.