Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Ju lutem bëni seks – Nga Flavio Qarri

01/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Ju lutem bëni seks – Nga Flavio Qarri

Seriozisht. Zhvishuni dhe bëni seks. Sajohuni disi, fshihuni diku dhe jepini, fort. Kur të mbaroni, mbase, mbase nuk do të klikoni më në klipet e prostitutave pa zë. Ose nëse nuk keni me kë të bëni seks, shikoni porno. Dhe kur të mbaroni me pornon, shihni prapë porno, por ju lutem, boll me prostitutat në muzikë, në media, në internet. Nuk e di si ndodhi që 3-4 vitet e fundit pati një shpërthim të llahtarshëm të disa palo personazheve që zaptuan edhe skenën muzikore, edhe lokalet e dorës së dytë dhe televizionet e dorë së dytë gjithashtu. I gjen ngado. Ke frikë të kthesh hundën se do të të vrasë gjoksi prej silikoni i ndonjërës. Deri te fillimet e Çiljetës dhe Zajminës edhe mund ta mirëkuptoj. Grupi i vajzave që tashmë kanë nga 15 vite në skenë kishte një tjetër karakteristikë. Ato vinin kryesisht nga bota e miss-eve dhe plotësonin boshllëkun për femra të bukura në skenë e që do të ishin fytyrat e klipeve të para që do të prodhoheshin.





Mirëpo ca vajza me emra kafshësh e me turi majmunësh apo me pseudonime në stil eskorte sinqerisht nuk e kuptoj pse këmbëngulin. Dakort ato kanë nevojë për klientë. Kanë nevojë për sponsora. Kanë akoma borxhe te parukeria ku kanë marrë ekstejshënin, por ku dreqin e gjeni guximin të merrni mikrofonin e të tentoni të kapni nota. Është kjo Kallashi pastaj që është barcaletë më vete. Kam dëgjuar Aleksandër Gjokën, të dehur, mbështetur me njërën dorë pas murit duke urinuar dhe ju betohem që melodia që fishkëllente ishte më e intonuar se e gjithë diskografia e Xhesika Ndojit. Një tjetër arsye që ndjej përshtjellim ndaj kësaj kategorie këngëtaresh janë daljet e tyre mediatike. Jam i sigurtë që edhe nëse do flisnin për luftën ndaj talasemisë do shkonin në studio me sutjena ose ndonjë rrip në vend të tyre. I kam dëgjuar të flasin për muzikën si të ishin duke porositur sufllaqe, kuptohet mish-patate-salcë kosi. Ajo çka më trishton vërtetë është imazhi i rremë që ato përcjellin dhe nuk e kam vetëm tek bukuria e fotoshopuar apo e silikonuar. Mbi të gjitha stili i rrejshëm i jetesës që komplekson një publik të gjërë e që stimulin modele të gabuara. Jo për gjë po me aq sa fitojnë nga muzika e dimë shumë mirë që detyroheni të vazhdoni punën dhe pas koncertit…

Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.


Tags: Flavio Qarri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
FOTOT +18/ Festoi 21-vjetorin por pamjet skandaloze pushtuan rrjetin

FOTOT +18/ Festoi 21-vjetorin por pamjet skandaloze pushtuan rrjetin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera