Këto biskota janë tepër të shijshme. Shpeshherë në shtëpi, sidomos fundjavave (kur kemi gatuar gjatë javës), na teprojnë disa përbërës, të cilët janë pak për një gatim të ri. Dhe ajo që kam menduar dhe e bëj gjithmonë në shtëpi janë këto biskota, më çfarë na tepron. Do t’i provoni dhe do të më kujtoni! Vetëm kini kujdes që çdo gjë që do të vendosni ne këtë recetë të mos e kalojë masën e 150 gramë.
PËRBËRËSIT:
150 gr gjalp pa kripë, 100 gr sheqer, 150 gr sheqer i zi, 1 vezë të madhe, pak fare kripë, (aq sa të kapin gishtat), pak vanilje, çokollatë në copa maksimumi 100 gr (çfarëdolloj çokollate që ju ka tepruar), 300 gr miell që fryhet vetë, 1 lugë kafeje sodë buke, 50 gr karamele (çfarë të keni ju në dollap), 50 gr arra, ose çdo frut tjetër të thatë, lajthi, etj.
PËRGATITJA:
Vendosim në mikser gjalpin me vaniljen dhe e trazojmë në shpejtësi mesatare për 4minuta. Më pas vendosim vezën, miellin, sodën, kripën, e trajtojmë deri sa të bëhet një brum i butë. Vazhdojmë dhe hedhim arrat, çokollatën, karamelen, dhe çdo gjë tjetër qe kemi për të vendosur tek biskotat.
Ndezim furrën në 180 gradë. Pasi temperatura është në 180 gradë fusim edhe biskotat (jo shumë të trasha dhe të mëdha pasi do fryhen edhe më shumë gjatë pjekjes).
Më pas i lëmë të ftohen dhe janë gati për të shoqëruar kafen, çajin, ose edhe për një super mëngjes me super energji.
Shënim: Foto është ilustruese, e zgjedhur nga redaksia.