E ka provuar që është e zonja në disa dimensione të artit… Aktore, tekstshkruese, këngëtare, prezantuese, kërcimtare, e madje edhe fotomodele. Por Rozana Radi, paska një tjetër pasion të fshehur: grimin artistik. Këngëtarja që në daljet e saj falenderon gjithmonë artistë të make up-it për kujdesin, dëshiroka që herë pas here të jetë edhe vetë ne vendin e tyre. Në foton e publikuar së fundmi në ‘instagram’ Rozana tregon shndërrimin që i ka bërë një prej mikeshave të saj… Dhe sipas atyre që e njohin Rozi shpesh herë në koncertet ku është e ftuar vendos të grimohet vetë. Mesa duket ky është një tjetër talent i fshehur i Radit.