Nuk ka asnjë dyshim se trupi i aktorit Chris Hemsworth është për t’u patur zili. Aktori ushtrohet çdo ditë dhe ndjek një dietë të rreptë ushqimore ku përfshin rreth 35 vakte në ditë.
Por megjithatë, sekreti i trupit të tij nuk është vetëm dieta dhe palestra, pasi një foto e publikuar nga ai, ka zbuluar sekretin e vërtetë e trupit të tij.
Në foton e publikuar ku shfaqet ai dhe vëllai i tij, Luke kur kanë qenë fëmijë të shoqëruar nga babai i tyre, Craig, vihet re se Chris atë trup e ka të trashëguar pikërisht nga i ati.
Pra sekreti është i thjeshtë, bëhet fjalë për një trashëgimi e tyre gjenetike.