Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Bananet dhe rrushi qetësojnë pulsin e shpejtuar

06/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Bananet dhe rrushi qetësojnë pulsin e shpejtuar

Nëse deri tani keni qenë të bindur që pulsi i shpejtuar mund të qetësohet vetëm me ilaçe – keni menduar gabimisht. Një hulumtim ka treguar që ushqimi i zakonshëm, si rrushi dhe bananet mund të zvogëlojnë numrin e rrahjeve të zemrës, sikurse ushtrimet e jogës. Pulsi normal te personat e rritur është në mes 60 dhe 100 rrahjeve në minutë. Me këto rrahje masim ritmin e zemrës, si dhe forcën e qarkullimit të gjakut. Numri i lartë i rrahjeve, përndryshe i njohur si takikardi (më shumë se 100 rrahje në minutë tek të rriturit) mund të çojë deri te sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe sëmundjet e veshkave dhe të shkaktojë simptoma siç janë djersitja, të përzierat dhe të vjellat, transmeton Koha.net. Nëse pulsin e shpejtuar dëshironi ta ulni në mënyrë natyrale, provoni banane dhe rrush. Bananet janë burim i pasur i kaliumit. Shkencëtarët e Universitetit amerikan Maryland porosisin: kaliumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbajtjen e nivelit të ulët të rrahjeve të zemrës. Simptomat e mungesës së kaliumit përfshijnë ngërçet në muskuj dhe mungesën e energjisë, çka mund të çojë deri te puna e çrregullt e zemrës. Bananet përmbajnë 400 mg kalium në 96 kalori. Kjo është 11 për qind e nevojave ditore. Bananet kanë më pak se 1 mg natrium, çka i bën ushqim të vlefshëm për njerëzit të cilët duhet të konsumojnë nivel të zvogëluar të natriumit.





Rrushi, sikurse edhe banania është i pasur me kalium, ndërsa përmban më shumë se 1000 mg, çka paraqet një të tretën e nevojave ditore. Rrushi ka shkallë të ulët të natriumit: 60 mg për shujtë.

Joga është dëshmuar që ul rrahjet e zemrës


Joga, meditimi dhe teknikat tjera të relaksimit po ashtu mund të reduktojnë numrin e rrahjeve të zemrës. Nëse dëshironi të ushtroni në shtëpi, pajisuni me një xhirim audio dhe video me teknikat relaksuese, transmeton Koha.net. Çfarëdo ushtrimi për zgjatje dhe relaksim qetëson pulsin.

Zemra nuk e do alkoolin dhe kafenë

Nëse dëshironi të shmangni pulsin e shpejtuar, gjithsesi duhet të shmangni edhe konsumimin e alkoolit dhe kafesë. Konsumimi i pijes që përmban kafeinë si çaji apo çokollata mund të rrisë numrin e rrahjeve të zemrës. Me shmangien e kafesë do të mundësoni stabilizimin e ritmit të zemrës.

Tags: bananerrushi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Klani Kardashian-Jenner të shqetësuara për lidhjen mes Kylie dhe Tyga …

Klani Kardashian-Jenner të shqetësuara për lidhjen mes Kylie dhe Tyga ...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera