Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes për postimet e fotove të saj. Disa aludojnë që përdor photoshop e disa të tjerë edhe që është në formë perfekte sepse ka ndërhyrë me operacione plastike. Në disa intervista të fundit për mediat, Albëria ka thënë se gjithҫka e ka dhuratë nga Zoti dhe këtë ka dashur ta tregojë edhe sot përmes një fotoje që ka postuar në Instagramin e saj: “Mirëmëngjesi. Për specialistët e Photoshop-it, ju njoftoj që s’e kam prek foton. Për ato femrat xheloze dhe për ato me profile fallco ketu, ju them: “Mos u mërzitni kur të më shikoni. Me Zotin luftë nuk bëhet… Ju përqafoj” – shenon këngëtarja në Instagram, shkruan “Class”. E pyetur për formën fizike perfekte disa muaj më parë nga gazeta “Paloma”, këngëtarja 40-vjeҫare tha se kujdeset shumë për veten, merret me palestër dhe ushqehet mirë, por gjithҫka e ka dhuratë nga Zoti, ndaj edhe… me të nuk luhet.