Pritet të bëhet baba në muajin janar por Louis Tomlinson duket se nuk e ka aspak në plan të kufizojë argëtimet e tij.
Ylli i “One Direction” raportohet të ketë kaluar një mbrëmje jo fort të qetë në Newcastle ditën hënë, pas koncertit të grupit në këtë qytet.
Sipas gazetës “The Sun”, 23-vjeçari është përjashtuar në nga hoteli rreth orës 4 të mëngjesit pasi ka dëmtuar dhomën e tij.
Louis ka festuar deri në orët e para të mëngjesit me miqtë e tij dhe më pas është kthyer në hotel në një gjendje të dehur. Por duket se menaxherët e hotelit nuk janë menduar gjatë, dhe pavarësisht famës së tij, kanë urdheruar këngëtarin të largohet nga dhoma.