Moderatorja e programit të njohur “Chic” është shfaqur në plazhet e Jugut pak ditë më parë, në shoqërinë e mikeshave dhe djalit të saj. Fjodora rrezaton lumturi qysh kur është bërë nënë e një djali. Fizikisht nuk ka ndryshuar asgjë për Fjodorën. Meqenëse ajo është një nga moderatoret më jetëgjata në televizion, ne ia njohim portretin dhe fizikun dhe mund të themi se vitet nuk i kanë lënë asnjë shenjë, ajo vazhdon të shfaqet me të njëjtat linja dhe në një formë fizike për t’u pasur zili, shkruan “Panorama”. Fjodora punon në “News 24” duke mos dalë nga profili i saj i kahershëm, ku ajo gjithnjë ka bërë programe kulture.