Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nuk është një çift ‘hippie’ në lëndinat e Kalifornisë, janë prindërit e një këngëtareje shqiptare…

08/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nuk është një çift ‘hippie’ në lëndinat e Kalifornisë, janë prindërit e një këngëtareje shqiptare…

Lëvizja hippie, kishte nisur të përhapej gjerësisht, kur Monterey Pop Festival, nga 16 në 18 qershor të vitit 1967, prezantoi muzikën rok të kësaj subkulture për publikun e gjerë, duke nisur atë që u njoh si “Vera e dashurisë”. Të rinj të shkujdesur, vajza me lule në kokë, siç thuhej edhe në këngën “San Francisco” që dëgjohej gjithandej atë verë, veshur me fustane bohemiane…djem me flokë të gjatë e këmisha të zbërthyera, apo pa ato fare, që promovonin lirinë, dashurinë, paqen… Pati edhe probleme gjatë këtyre grumbullimeve dhe stili i tyre i jetës u kritikua, megjithatë kjo subkulturë është një nga pjesët më tërheqëse të hartës kulturore, ndërsa roku, një nga pasuritë muzikore prej kohësh. Edhe sot shumë njerëz gjejnë frymëzim në fotot e atyre viteve, dëgjojnë atë muzikë apo vishen me atë stil, ku me sa duket shpirti dhe trupi u rrinë më mirë. Dhe në pamje të parë, duket sikur edhe këngëtarja Venera Lumani, ka ndarë një foto të një çifti, thjesht për të kujtuar atë kohë që ajo e sjell vazhdimisht edhe me stilin e saj të veshjes. Por nuk është kështu, shkruan “Class”. Në foto, janë prindërit e saj, të cilëve Venera u uron 26-vjetorin e martesës. I ati, kitarist i grupit “Shekulli i Dreqit”, Menderes Lumani ka pamjen e një rrokeri, ndërsa e ëma të kujton vajzat hippie. Ata janë martuar në vitin 1990 kur rroku i vërtetë kishte ende muzikantët dhe ndjekësit e tij dhe kjo duket edhe në foto, e cila bashkë me rrokun të sjellë në mendje edhe koncertet e Amerikës. Vetëm që ata janë në Strugë dhe jo në Kaliforni. Megjithatë edhe në atë gusht kur ata janë martuar ka qenë një “Verë dashurie”, ashtu si një vit më vonë kur, në qershor, lindi e bija, Venera…që tani, e kuptuam, që burimin e frymëzimit për stilin e ka më të afërt.





cec2ee596b6f4a5ce6be7699669cc3f6


Tags: prinderitVenera Lumani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
Next Post
Eni Koçi nuk e fsheh më dashurinë

Eni Koçi nuk e fsheh më dashurinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera