Për Amy Cuddy, pedagoge në Harvard, secili prej nesh mund të realizojë ëndërrat e tij për të pasur një jetë sukseshme, vetëm duke modifikuar thjesht qëndrimin.
“Për të ndryshuar jetën tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të modifikoni posturën tuaj trupore në vetëm në dy minuta.” Me këto fjalë të thjeshta Cuddy ka futur konceptin e “Power posture” (fuqia e qëndrimit). Gazeta “Time” e ka konsideruar atë në një shkrim si “personazhi që nxit dhuntitë.” Tregoni veten tuaj dhe lexoni sekretet e saj për të pasur besim të plotë në vetvete dhe arrini objektivat tuaj.
Gjuha e turpit, nuk influencon vetëm mënyrën se si të tjerët ju shikojnë, por gjithashtu mënyrën se si ju e shikoni veten tuaj. “Pra nëse ju mendoni se jeni i fuqishëm do të thotë se keni më shumë shance të bëheni vërtetë i tillë”, -shpjegon profesoresha 44-vjeçare. Amy ka zhvilluar një metodë bazuar në “posturën e detyruar” dhe “ndryshime të vogla” të cilat kanë dhënë rezultate të shkëlqyera testuar tek studentët e saj.
Pra nësë ju do të përshtasni një qëndrim të tillë 2 minuta para një momenti stresant edhe pse të impostuar, niveli juaj i testosteronit (hormoni i dominimit) do të rritet, ndërsa ai i kortisolit (hormoni i stresit) do të ulet. E thënë ndryshe, ai bëhet më i fortë duke iu bërë ju të ndiheni më të fortë gjithashtu.
Kështuqë boll me shpatullat e kërrusura, prekjen e flokëve apo kërcitjen e gishtërinjve, përpara apo pas çdo mbledhjeje me shefin tuaj. Ndiqni këshillat më poshtë:
Kthehuni në një super grua. Po, e lexuat shumë mirë! Para gjithçkaje duhet t’i thoni vetes suaj që jeni e fuqishme. Mbani duart drejt dhe ecni me kokën lart dhe shpatullat drejtë. Të njëjtin pozicion mbani edhe për qëndrimin ulur.
Shtriquni (stretching). Kur ju investoni në hapësirë, ju ndiheni më të fortë. Nëse do të qëndroni të mbledhur ju do të ndiheni të dobët. Kështu që për çdo rast mos harroni të zini hapësirën tuaj, zgjasni këmbët dhe duart. Nëse jeni vetëm në dhomë/zyrë mos harroni ta aplikoni këtë të paktën 2 herë në ditë.
Përshtatni një gjestikulacion të hapur. Mbani shpatullat prapa dhe gjoksin para, mjekrën drejtë. Këto gjeste dëshmojnë një hapje të fortë dhe mikëpritëse. Ju do të shfaqni besim.
Merrni kohën tuaj. Me fjalë të tjera kontrolloni fjalët tuaja. Kur jeni të stresuar ju përshpejtoni ritmin tuaj të të folurit dhe kjo është kundër produktivitetit.
Bëni një pauzë. Mos kini frikë nga qetësia. Pauzat i japin ritëm një bisede duke i dhënë rëndësi diskutimit dhe zhvilluar kapacitetin për të dëgjuar.
Këto këshilla nuk kërkojnë shumë investim dhe as shumë kohë. Mundësinë për t’i testuar i keni vetëm ju. Detyrojeni veten të mos ndikoheni nga shikimet dhe gjykimet e të tjerëve. Ndryshimet sigurisht do t’ju vijnë pak nga pak.