Nje grua së bashku me burrin me të cilin bashkëjetonte abuzonin prej vitesh me vajzën e saj të vogël, sot vetëm 12-vjeç. Policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasit Ilmi Hoxha dhe Selvi Yzeiraj, 52 dhe 40 vjec, pasi kishin abuzuar seksualisht me vajzën, që gruaja kishte sjellë me vete. Vajza sipas hetimeve rezulton e përdhunuar që në moshën 6-vjeçare. Në banesë të arrestuarve iu gjetën edhe 41.5 kg kanabis. Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç dhe Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banues në fshatin Mbyet, Fier u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y-12 vjeçe. Policia njofton se vajza është e bashkëjetueses dhe jetonte së bashku me çiftin. Sipas kallzimit të bërë shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te mituren që në moshën 6-vjeçare. Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si Cannabis Sattivas ku 21 bime i’u gjetën të mbjella në oborrin e banesës. “Në banesë i’u gjetën dhe i’u sekuestrua një sasi prej 41.5 kglëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (i tharë)”- njofton policia. Ata akuzohen për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”