Redon Ndroqi dhe partnerja e tij armene Mariam Akpyan, kanë celebruar në martesë mbrëmjen e së shtunës lidhjen e tyre 3-vjeçare. Pallati i Kongreseve ishte stacioni i fundit i cili priti me qindra të ftuar VIP, personazhe të njohur, politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe shumë të tjerë nga fusha të ndryshme të artit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka celebruar çiftin jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve dhe u ka dhënë atyre bekimin. Më herët, gjatë paradites të së shtunës, çifti filloi me një ceremoni private në ambientet e Hotel Tiranës. Shikoni fotot nga festa e së shtunës. /Revistaclass.al