Një televizion brazilian ka organizuar një video gazmore duke futur në kurth pasagjerët e taksive. Këta të fundit kanë kaluar momente të frikshme brenda taksisë duke pandehur se po rrëmbeheshin nga alienët. Në pamje dallohen pasagjerët të cilët vijojnë rrugën normalisht derisa makina nuk funksion më, pas kësaj drita pafund fillojnë të shfaqen dhe shoferi i taksisë zhduket. Por momenti më i frikshëm për ta është shfaqja e anijes aliene nga ku zbresin 2 jashtë tokësorë që i afrohen makinës dhe e hapin atë.