Fotot e kësaj gruaje nuk kanë lënë indiferent asnjë, pasi tregojnë se si natyra është kombinuar me botën e globalizuar. Ajo është një grua afrikane e fisit Himba, e cila për shkak të veshjes së saj primitive ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në supermarketin ku ajo po bënte pazar.
Fotot janë kapur nga një fotograf i cili pati fatin të kapte momentin e duhur kur natyra kishte depërtuar në botën moderne.
Pjesëtarët e këtij fisi ku ajo bën pjesë, kanë një stil jete shumë tradicionale, por ata janë parë shpesh të blejnë ushqime të botës moderne, duke krijuar kështu një kontrast mjaft interesant që nuk lë indiferent askënd kur e sheh.