Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza jep detaje të tjera: Ja ç’më thoshte mamaja kur më shikonte duke më përdhunuar njerku

12/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfimi tronditës i nënës: Burrin e kam gjetur disa herë me vajzën, ja pse s’tregova

12-vjeçarja nga Fieri, E.Yzeiraj, e cila është përdhunuar për 6 vite rresht nga njerku i saj, ka folur edhe një herë tjetër në polici. Ajo është shprehur se e ëma e kishte parë teksa njerku e përdhunonte dhe nuk kishte reaguar.





“Më vinte turp ta pranoja, por po, është e vërtetë që mamaja më shikonte kur Ilmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: ‘Hë, po ngroheni nga pak, ë?’. Ajo nuk më mbronte”, mësohet të ketë dhënë këto detaje në dëshminë e saj, një ditë pas arrestimit të njerkut dhe nënës së saj.

Madje, hetuesit thonë që vajza, ditën e djeshme, ka folur më me shumë mllef ndaj tyre.Duke qenë se e mitura ka përmendur në fjalët e saj edhe dajën e saj, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, Policia e ka pyetur atë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.


Daja, me inicialet K.Y., ka thënë madje se rrëfimi i 12-vjeçares duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e tyre. Ai ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës.

“Ne e kishim braktisur Selvien se nuk na pëlqente se si jetonte. Kur ajo erdhi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes këtu në Aranitas, për vdekjen e vëllait tonë të madh, ne familjarisht e dëbuam, por i thamë që mund të linte vajzën aty për disa ditë. Por vajza ato ditë që qëndroi nuk na tregoi gjë”, mësohet të ketë thënë për Policinë vëllai i Selvies.

Ndërkohë po sipas dëshmive të familjes së saj, burime nga Policia tregojnë se qëndrimi disa ditë te dajat ka bërë që e mitura të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut, në fshatin Mbyet të Fierit.

Madje, sipas burimeve, vajza kishte dashur ta rrëfente këtë tmerr që një muaj më parë, kohë kur qëndroi te dajat, por daja i saj nuk arriti ta dëgjonte sepse kishte varrimin e të vëllait. Kur e mitura shkoi për të dyzetat e dajës së madh në Mallakastër, arriti të tregonte gjithçka, e nxitur edhe nga shoqet e saj bashkëmoshatare që kishte në fshatin Mbyet ku edhe jetonte.

Pas këtij rrëfimi, është bërë denoncimi i saj në polici, duke treguar historinë e rëndë disavjeçare brenda banesës ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj. Ditën e shtunë, Policia e Fierit arrestoi për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura çiftin, Ylmi Hoxha, 52 vjeç, dhe Selvie Yzeiraj, 40 vjeçe.

Abuzimet janë kryer nga njerku i minorenes, ndërsa e ëma e saj nuk ka treguar, por sipas hetimeve të kryera, ka mbështetur në veprimet e tij bashkëjetuesin, edhe pse viktimë ishte e bija./JetaOshQejf

Tags: FIERNJERKUperdhunimvajze
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?
Breaking News

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?

06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!

06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon
Breaking News

“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon

05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!
Breaking News

Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!

05/12/2025
Next Post
Në Irak ‘ISIS’ e shtyn për të martën festën e Kurban Bajramit

Në Irak 'ISIS' e shtyn për të martën festën e Kurban Bajramit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera