Pas publikimit të albumit të saj ARTPOP në vitin 2013, Lady Gaga shokoi fansat kur zbuloi se merrte ilaçe çdo ditë për depresionin. Tashmë, pas publikimit të këngës së re me titull “Perfect Illusion”, këngëtarja pranoi se vazhdon të marrë medikamente. “Kisha nevojë për pak kohë që të stabilizohesha. Kur karriera ime mori për mirë, nuk mbaj mend asgjë. U traumatizova. Kisha nevojë për të rikalibruar shpirtin”- tha këngëtarja për “Daily Mirror”. “Marr ende ilaçe. Nuk po them se më bëjnë të ndihem më mirë. Nuk dua të inkurajoj të rinjtë që të marrin antidepresivë, por po pranoj që ende marr ilaçe”- shtoi Lady Gaga.