Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas prishjes së fejesës 5-vjeçare me Dafina Zekën, flet ish-vjehrri i Seldi Qalliut

13/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas prishjes së fejesës 5-vjeçare me Dafina Zekën, flet ish-vjehrri i Seldi Qalliut

Seldi Qalliu u nda nga e fejuara e tij Dafina Zeka, gazetari Milaim Zeka poston foton e parë me të bijën. Ish­vjehrri i Qalliut ka takuar të bijën nga martesa e parë për një gëzim, dhe që ka qenë pikërisht ditëlindja e saj. “Duke festuar ditëlindjen e princeshës sime. 100 iu bëfsh babit, qofsh e lumtur!”, shkruante Zeka në mbishkrimin e fotos. I pyetur nga “Panorama” se çfarë ndodhi mes vajzës së tij dhe këngëtarit nga Tirana, që mori fund papritur fejesa 5­-vjeçare, ai përgjigjet: “Nuk di asgjë se ç’ndodhi”, duke lënë të kuptohet që prej vitesh ka qenë në distancë të kësaj marrëdhënie, dhe po ashtu ndarjes së tyre. Prej vitesh, vetë Milaim Zeka në deklaratat e tij mediatike nuk ka folur ndonjëherë për Seldin, ndërsa e ka cilësuar vajzën e tij “njëra prej dhuratave më të mira të jetës”. E bija që jeton në Stockholm të Suedisë, u mësua më vonë që është vajza e gazetarit Milaim Zeka, i cili për publikun shqiptar u bë i njohur si anëtar i jurisë së spektaklit “Dancing with the Stars”. Ajo është vajza nga martesa e parë e Miliamit, që tashmë ka krijuar një familje tjetër me ish­gazetaren nga Tirana, Edlira Qefalia, e cila sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Këngëtari Seldi Qalliu, pas publikimit të klipit “Seldisht”, e konfirmoi vetë lajmin e ndarjes. “Aq shkoi, kaq ishte e shkruar. E rëndësishme është që u ndamë në mënyrë të qytetëruar”, u shpreh ai. Ata u takuan rastësisht pesë vite më parë, periudha kur Seldi përflitej për një aferë mediatike me kolegun e tij, Sinan Hoxha. Në atë zhurmnajë ai u fotografua për herë të parë me Dafinën në pub­et e Prishtinës, tek argë­toheshin çift. Në fillim u mendua se ishin vetëm shokë, por nuk u desh shumë kohë që ata ta zyrtarizonin lidhjen. Lajmin e parë për nisjen e një historie rozë mes një këngëtari dhe një vajze të panjohur, e bënë mediat lokale të Pejës, duke publikuar disa foto të çiftit. Ata shfaqeshin shumë të dashuruar, por nuk dihet ende nëse distanca ka qenë ajo që ka çuar në prishjen e fejesës./Panorama





seldi-me-t-fejuemen


Tags: fletish-vjehrrimilaim zekaseldi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura
Breaking News

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura

24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin
Breaking News

Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin

24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon
Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh
Breaking News

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh

24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Breaking News

Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!

24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?
Breaking News

Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?

24/12/2025
Next Post
Kjo vajzë i ka habitur të gjithë me aftësinë e saj për të mbuluar qukat…

Kjo vajzë i ka habitur të gjithë me aftësinë e saj për të mbuluar qukat...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera