Një femër bukuroshe sikurse Agnesa Vuthaj padyshim që nuk mund të jetë gjithë jetën si ‘beqare’, e aq më tepër të fshehë romancën e saj. Vuthaj vazhdon të mohojë se është në lidhje, por sipas Indeksonline ajo nuk po e thotë të vërtetën. “Ëndërr, dashuri, pasion, jetë”-ka shkruar ajo mes të tjerash në mbishkrimin e fotos. Vuthaj duket se tashmë i ka dhënë vetes disa ditë pushim, duke u relaksuar pranë personit të zemrës, por të cilin vazhdon ta mbajë të fshehur larg syrit të medias rozë.