Nëse keni pasur fatkeqësinë që t’iu jetë vjedhur ndonjëherë shtëpia kur nuk keni qenë aty,mendoni se hajdutët nuk do të lënë asgjë pas. Por kjo nuk është historia e Joseph Alvarado, i cili pasi u kthye në banesë gjeti derën e shqyer dhe vuri re se PS3 bashkë me levat dhe laptopi i vajzës ishin vjedhur. Ajo çfarë e çuditi më së shumti ishin dy letra të shkruara me dorë që i kishin lënë hajdutët. Mesa duket, po 2 ka qenë edhe numri i hajdutëve, të cilët kishin shkruar letrat, ku në njërën kërkohej falje dhe në tjetrën vihej në lojë. Në njërën nga letrat shkruhej: “I vodha gjërat e tua sepse më detyroi vëllai”, ndërsa në tjetrën “ Hyra brenda…. hahaha… PS3, levat dhe kompjuterin… Nga: Një fëmijë hahaha”. Duke u nisur nga lloji i shkrimit besohet se dyshja që ka realizuar vjedhjen të kenë qenë fëmijë.