Florjan Binaj është një nga personazhet publik që shpreh hapur mendimet e tij nëpër rrjetet sociale. Mes zhurmës së krijuar së fundmi, për këngëtarët dhe artisët si dhe situatës ku ligjet në Shqipëri nuk funksionojnë aspak, aktori i Portokallisë ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Jetojmë në një kohë ku vlera më e madhe është antivlera”, nis shkrimin e tij Binaj.
“Televizionet thonë se shesin muzikë por shesin plehra. Jetojmë në një vend që nëse vjedh mbi 300 mln lekë bëhesh i pafajshëm por nëse vjedh një kokërr mollë jë i pafalshëm. Pasanikë që për 25 minuta të marrin atë që pronarët nuk e marrin dot prej 25 vitesh…”
“Dhe në fund vijnë të gjithë ata “këngëtarët” dhe “artistët” e sotshëm… Dikur nuk gjenim dot rroba për këngëtarët kurse sot nuk gjejmë dot këngëtarë me rroba… “këngëtarë” dhe “artistë” që nuk i këndojnë më dashurisë, jetës, bukurisë por i këndojnë vetes… E di që shumë veta do mërziten por ata që i këndojnë vetes, janë fiks si kjo fotoja, shkruan Flori bashkangjitur fotos së mëposhtme.