Përplasja mes grupeve OTR dhe Babastars e ndodhur dy ditë më parë ka ngjallur frikë mes anëtarëve të grupeve. Ata ndihen të kërcënuar nga njëri-tjetri dhe këtë e ka dëshmuar më së miri këngëtari Majk, i cili është pjesë e grupit Babastars. Së fundmi qarkullojnë zëra se ai ka anuluar koncertet kur do të vinte në Shqipëri. Sipas Blitz, Majk ka anuluar datat për shkak të konfliktit “Noizy-Cozman” , madje ai ka thënë: “Kam frikë se më sulmojnë”. Megjithatë, në një postim të fundit në Instagram, këngëtari Majk ka hedhur poshtë gjithçka. “o portale te dopta o gazeta te dopta mos shpifni more hej ….nuk osht aspak e vertet qe un i kom analu datate mia ne shqiperi …”, – shkruan plotë gabime drejtshkrimore Majk.