Ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë ka prekur edhe këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe, e cila gjithmonë është shquar për humanizmin e saj. Duke qenë se ajo është vetë në pritje të një fëmije ky lajm e ka lënë të shokur, duke shprehur se është shkatërrues për të. “Kur një nënë pret një fëmijë, të gjithë e urojnë “Shpëtofsh ti e fëmija” Eh….pa fjalë. Dhimbje…Qofshin të parajsës nëna e bebja që iu pre jeta akoma pa e filluar. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Pa fjalë…Duke qenë se jemi vetë në atë që quhet pritja më e ëmbël, ky lajm është shkatërrues. Paçin fat e qofshin të shëndetshme gjithë ato nëna që sjellin në jetë një jetë tjetër”, shkruan Aurela.