“Snack” (ushqim i shpejtë) me banane
Përbërësit:
1 banane
Vaj ulliri
Kripë
Qëroni bananen dhe priteni në feta të holla
E vendosni në një enë dhe i lyeni me vaj ulliri e kripë. Në një tepsi të sheshtë shtroni letër kuzhine dhe rreshtojini fetat e bananeve. Tepsinë futeni në furrë të ngrohur për 15 minuta në 180 gradë.
“Snack” (ushqim i shpejtë) me patate
1 kg patate
Vaj ulliri
Kripë
2 lugë uthull e bardhë
Qepë
Kurkuma
Prisni patatet në feta relativisht të holla, prisni një çerek qepë dhe përzieni së bashku. I vendosni në një tavë me letër kuzhine poshtë dhe i marinoni me vaj ulliri, kripë, dhe pak kurkuma. Ndizni furrën në temperaturën 180 gradë dhe lërini të piqen për 45 minuta.
“Snack” (ushqim i shpejtë) me patate
Ananas
Sheqer kaf
Prisni ananasin në 4 pjesë dhe qëroni lëkurën e panevojshme, ndërkohë që keni ndezur zgarën. Pasi të kenë marrë ngjyrë të artë të dyja anët e ananasit, shtojini sheqer kaf.
Ju bëftë mirë!
Thënie:
Nëse nuk jemi ende gati që të jetojmë në një botë të keqe, atëherë nuk kemi pse të ushqehemi keq.
Eduard Selli