Rregullatorët amerikanë të sigurisë kanë kërkuar tërheqjen e “Samsung Galaxy Note 7″ nga tregu pasi aparati ka shkaktuar dëme të përdoruesit – nga zjarret te dëmtimi i aparatit.
Sipas “The Guardian”, Samsung kishte filluar vetë në mënyrë vullnetare tërheqjen e modelit nga tregu, por Kryetari i Komisionit Amerikan për Mbrojtjen e Konsumatorit, Elliot Kaye, ka kritikuar fuqimisht Samsung-un që nuk është koordinuar sa duhet. Duke nënvizuar se puna e bërë për tërheqjen e aparatëve nuk ka qenë efektive dhe se për këtë nuk ka një recetë, ai ka shtuar se “kushdo që beson se një përpjekje e njëanshme do të jetë e mjaftueshme, duhet të bëjë më shumë se sa të kontrollojë telefonin e tij”.
Kaye u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve “të heqin dorë nga telefoni menjëherë sepse ky produkt paraqet rrezik të lartë dhe shkakton zjarr”.
Vetë Samsung ka thënë se problemi përfshin smartfonët 2.5 në të gjithë botën, ndërsa autoritetet thonë se ka të paktën 1 milionë në SHBA. Ndërsa më parë kompania është ofruar për t’i zëvendësuar telefonat, ajo tani u ofron konsumatorëve zëvendësim ose rimbursim të plotë.
Kujtojmë, thotë “The Guardian” se kjo ngjarje vjen ndërkohë që Samsung është në një betejë të ashpër me Apple, për përkujdesjen ndaj blerësve të smartfonëve. Apple sapo ka prezantuar së fundmi versionet e fundit të iPhone e saj.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të sigurisë së aviacionit kanë ndërmarrë hapin e pazakontë të paralajmërimit të pasagjerëve ajrorë të mos e karikojnë telefonin gjatë fluturimeve. Drejtuesi i Samsung-ut në Shtetet e Bashkuara u kërkoi falje të enjten klientëve. “Ne nuk i plotësojnë standardet e përsosmërisë që ju prisni dhe meritojnë”, – tha Tim Baxter, President i Samsung Electronics në Amerikë, në një video të publikuar nga kompania.
Kritika të tjera kanë ardhur edhe për mënyrën se si Samsung e menaxhoi situatën, që nga njoftimet e para për problemim e aparatit të ri e deri më sot. Në fillim ata thanë se do të zëvendësojnë telefonat problematikë por nuk njoftuan se mund të ketë të tjerë telefona që kanë probleme. “Deklaratat Samsung lënë shumë konsumatorë të hutuar”, – tha Tuong Nguyen, një analist i industrisë së teknologjisë së lartë, “dhe se kjo mund të ketë ndikim në besimin e përgjithshëm të konsumatorit, veçanërisht pasi ne jemi duke folur për një pajisje më të fundit”.
“Njerëzit që blenë telefonin e bënë këtë për të marrë cilësinë më të mirë të mundshme dhe po ashtu shërbimin”, – ka thënë ai, duke shtuar se ata nuk gjetën asnjërën.