Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur mbrëmjen e së premtes Valerit të Big Brother i cili ishte ftuar në puntatën e parë të emisionit “Top Show Magazine” të Alban Dudushit. Në një moment kur Albani i ka ftuar të gjithë të pranishmit të bëjnë kërcimin “twerk”, duket se fati nuk ka qenë me Valerin, i cili sapo është ulur për të bërë këtë kërcim, ju kanë grisur pantallonat. Reagimi i tij të shkrin së qeshuri, por edhe të ftuarit e tjerë në emision nuk i kanë ndalur të qeshurat dhe talljet. Në një moment Alban Dudushi për tu siguruar që ju kanë grisur pantallonat shkon ta kontrollojë, por Valeri i turpëruar përpiqet të ulet pa u dalluar në kolltukun tij. Ndërkohë kujtojmë që grisja e pantallonave të Valerit, duket si mallkim për të, pasi edhe një episod të “Dancing with the stars” ku ai ishte pjesëmarrës, i janë grisur pantallonat. /Jeta osh qejf