Dilara është e tronditur nga lajmi se pret një fëmijë. Xhandan është njeriu i parë që mëson këtë të vërtetë. Xhihan dhe Gulseren kanë filluar përgatitjet për dasmën e tyre. Harun takohet me Ozan për herë të parë që nga ngjarja e fundit që i shkaktoi aksidentin ndersa në marrëdhënien mes Xhansusë dhe Deniz, priten momente të vështira. Në debat e sipër, Xhihan do të mësojë një të vërtetë tronditëse lidhur me Dilarën. Pas debatit të ashpër Xhihan shkon të takojë Xhandan, ndërsa Dilara përballet me Ozan. Xhihan shkon te Harun. Një debat i ashpër mes tyre do të risjellë në jetë kujtime nga e kaluara. Gulseren debaton me Hazallin dhe e dëbon atë nga shtëpia. Xhihan flet me Rahmiun lidhur me ngjarjet më të fundit dhe ai i qëndron pranë. Harun shkon te Dilara për t’i dhënë mbështetjen e tij në këto momente të vështira. Gulseren është e dëshpëruar nga largimi i papritur i Xhihanit. Këto dhe të tjera do të jepen sot në mbrëmje në tre seritë e reja në Tv Klan.