Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Skandali me tekstet shkollore, ish-studenti letër drejtuar Ministres së Arsimit …

19/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Skandali me tekstet shkollore, ish-studenti letër drejtuar Ministres së Arsimit …

Letër e hapur drejtuar Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, specifikisht znj.Lindita Nikolla.





17 vjet më parë ishte dita ime e parë e shkollës, në një shkolle 8 vjeçare në Vlorë. Mbaroi fillorja, mbaroi ajo që e quanim “8 vjeçarja” e me radhë vazhdoi gjimnazi dhe universiteti.

 


Pashë mësues nga më të mirët deri te dhe disa të këqij dhe abuzues me nxënësit dhe pozicionin e mësuesit. Pashë nota të vëna pa meritë, si më shumë seç meritojnë, ashtu edhe më pak seç meritojnë. Pashë pedagogë që merrnin 30 mijë lekë të vjetra për një provim universiteti. Pashë nxënës që s’kalonin maturën prej vitesh. Pashë kushte laboratorike që dukeshin si halé dhe pashë halé që mbanin aromën e një eksperimenti laboratorik të shkuar keq. Pashë mësues që me rroga minimale çonin fëmijët në shkollë duke vuajtur për kushte minimale jetese. Pashë bashkëmoshatarë të mi të fitonin shkolla pa meritë dhe të tjerë që meritonin shkolla të cilat nuk i morën. Pashë shumë padrejtësi kur isha në shkollë (nuk ishit ju ministre). Por kurrë, asnjëherë, nuk më zunë sytë tekste arsimore me përmbajtje si ky në foto apo si ato të tjerat që kemi parë vitet e fundit.

 

Znj.Nikolla, unë kam ikur nga Shqipëria por ka diçka shumë të rëndësishme që fatkeqësisht më mban akoma lidhur me atë vend: familja. Më thonë plot (madje edhe tani po e mendojnë) që s’duhet as t’ia përmend më emrin Shqipërisë. Në fakt, reagoj njësoj për padrejtësitë që shoh: si për Amerikën, si për Palestinën, si për Sirinë, si për Shqipërinë apo kudo qoftë. Che Guevara dhe njerëz të tjerë nga historia na kanë mësuar që nuk ka rëndësi se nga vjen; ajo që është e padrejtë, nuk duhet të ndodhë. Jemi qytetarë të Globit. Jo të Amerikës apo Shqipërisë.

 

Nipi im është 2 vjeç. Në më pak se 5 vjet do jetë dhe ai në bankat e shkollës. Dhe ju e dini sa shpejt kalojnë vitet, po e shihni vetë sa shpejt po kalon viti i katërt i mandatit së qeverisë të cilën përfaqësoni. Në rastin më të keq që nipi im do jetë akoma aty (kur them nipi im, flas për çdo fëmijë shqiptar, mos më keqkuptoni dhe të më quani egoist), do i duhet të zgjidhë problema, pyetja e të cilave është “Sa është probabiliteti që të vdesë motra?” Mua kjo më duket çnjerëzore.

 

Znj.Nikolla, po ndjek përciptazi se ç’po ndodh me maturantët e këtij viti. Nuk do ju shaj apo kritikoj (jo se do iu mburr). Thjesht do flas së jashtmi, objektivisht: Sido që të jetë puna, ju lutem, merrini dhe uluni bashkë me ta. Dëgjojeni shqetësimin e tyre. Solidarizohuni me ta. Gjeni një gjuhë të përbashkët. Jo të gjithë kanë pasur fat në jetë sa të bëhen ministër apo kryeministër. Dhe më pak akoma, jo të gjithë kanë pasur fat të lindin mjaftueshëm mirë ekonomikisht sa të paguajnë universitete private. Unë po ju lutem pa ashpërsi dhe me përulje. Ata diçka kanë që protestojnë. Sistemi arsimor nuk po shkon siç duhet. Mos kërkoni fajin, kërkoni zgjidhje. Gjithë ato mesatare të larta janë tregues që ata nxënës nuk janë budallenj. Dëgjojini, jepuni një mundësi. Mos i prisni gjërat me thikë.

 

Krimi më i madh është të mos japësh mundësi studimi dhe leximi. Lënia në hije nga dituria është mëkat. E ardhmja janë ata, jam unë, është vajza juaj në Francë. Ju punoni për ne. Na dëgjoni, dëgjojini. Faleminderit!

 

Sinqerisht,

 

Alion Çaçi/ Jeta Osh Qef

 

Tags: leter e hapurministres se arsimit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Adrola Dushi natyrale në sete fotografike (FOTO)

Adrola Dushi natyrale në sete fotografike (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera