Kësaj pyetje është munduar qe t’i jap enje përgjigje Jane Goodall, antropologe e njohur qe për me se 40 vite ke studiuar jetën shoqërore te shimpanzeve dhe njëkohësisht autore e librit “Reason For Hope”. Vizioni i saj ne pamje te pare duket me shume se utopik, por ne fakt disa ndryshime drastike për Planetin tone aktualisht janë ne zhvillim qe tani.
1. Njerëzit do te lenë shtëpitë e tyre. Behet fjale për një abandonim te detyruar te shtëpive për shkak te ngritjes se nivelit te ujit te oqeanit, por edhe për shkak te ndryshimeve klimaterike qe do te pasohen me zmadhimin e zonave te shkretuara. Ne këtë rast, Goodall parashikon qe te paret qe do te preken janë vendet te cilat kane burime ujore te limituara për pirje dhe ujitje.E vërteta është se vetëm gjate vitit te fundit, 22 milion njerëz u detyruan te abandonojnë vendbanime e tyre dhe te emigrojnë për shkak te fatkeqësive natyrore.
2. Infeksionet do te jene me te vështira për tu kontrolluar. Sipas Goodall, ne vitet 2050 shkenca mjekësore do te ketë vështirësi shume te mëdha për te kontrolluar infeksionet. Behet fjale për rezistencën e shtuar te baktereve te ndryshme ndaj antibiotikeve. Qe ne vitin 2013, Tom Frieden i Center for Disease Control and Prevention kish paralajmëruar për nevojën e kalimit ne erën post antibiotike. Ne Indi, shume te porsalindur nuk arrijnë dot te mbijetojnë për shkak te infeksioneve qe deri me tani konsideroheshin si te shërueshme. Ndërkohë qe ky problem ka trokitur edhe ne SHBA,me favorizuar kjo edhe nga përdorimi abuziv i antibiotikeve. Vetëm gjate vitit te kaluar, ne SHBA kane vdekur 23 mije persona te cilët ishin diagnostikuar me infeksion.
3. Shpyllëzimet do te kenë pasoja shkatërrimtare. Qe ne vitin 2012 një shkrim ne New York Times kish folur për rrezikun qe i kanosej Planetit nga fenomeni i shpyllëzimeve te pakontrolluara. Llogaritet se mesatarisht humbet një sipërfaqe e pyllëzuar e barabarte me sipërfaqen e Panamasë. Kjo gjë mendohet se do te dëmtojë jo vetëm vegjetacioni dhe kafshët për shkak te prishjes se habitatit te tyre, por edhe vete njeriun, për shkak se nga pylli vjen edhe një pjese e mire e lendeve te para qe shërbejnë për përgatitjen e substancave qe do te përdoren për përballimin e sëmundjeve vdekjeprurëse. “Nena Natyre është elastike, por po afrohet me shpejtësi momenti kur ajo do te humbasë aftësinë e vetërregullimit dhe rigjenerimit”, përfundon Janet Goodall. /Bota.al