Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“! 01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VDEKJA NE MATERNITET/ Zgjerohen hetimet për mjekët e spitaleve të tjera

19/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VDEKJA NE MATERNITET/ Zgjerohen hetimet për mjekët e spitaleve të tjera

Përveç hetimeve që po kryhen në spitalin “Koço Glozheni”, Prokuroria e Tiranës i ka zgjeruar verifikimet e saj edhe në dy spitalet e tjera ku u transportua e ndjera Aida Çakju. Burime nga grupi hetimor thanë se janë marrë në pyetje mjekë të spitalit “Nënë Tereza” dhe të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Të parët për shkak se gruaja shtatëzënë u dërgua aty nga mjekët e maternitetit dhe të dytët sepse e kthyen me urgjencë sërish në maternitet. Mjeku kardiolog i spitalit “Nënë Tereza” ka rrëfyer se kur gruaja, në muajin e nëntë të shtatëzanisë, ishte lënë në duart e tyre, ajo merrte frymë me vështirësi dhe pas një konstatimi të tillë dhe një konsulte urgjente ata dyshuan se kishte probleme me organet e frymëmarrjes, ndaj edhe e përcollën për në sanatorium. Por mjekët pneumologë janë mbrojtur duke shpjeguar se Aida Çakju kishte gjakderdhje dhe ishte e pamundur të ndërhynin për ta trajtuar. Burimet shpjeguan se në spitalin “Nënë Tereza” nuk rezulton që ta kenë regjistruar të ndjerën, ndërkohë që në maternitetin “Koço Glozheni” dyshohet se janë shkelur procedurat minimale siç është edhe detyrimi për dhënie ndihme. Për dy mjekët e ndaluar, Helidon Klodi dhe Dritan Deçka, prokuroria i kërkon Gjykatës së Tiranës t’i lënë në burg me afat 45­ ditor derisa të mbërrijë ekspertiza e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së Aidës dhe foshnjës. Prokuroria deklaron në rrugë jozyrtare se kërkoi ndalimin e vetëm dy mjekëve nga 4 që janë nën hetim pasi ka dyshime se përgjegjësia bie mbi ta përsa kohë ata janë të specializuar si mjekë obstetër gjinekologë. Ndërkohë që për mjeken e tretë Nazime Ceni dhe infermieren, nga dokumentat e sekuestruara deri më tani rezulton se ato duhet të vepronin me urdhërin e dy kolegëve që ndodheshin në shërbim mbrëmjen e së premtes. Hetimet për vdekjen e Aida Çakjut, e cila u dërgua nga i vëllai për të lindur, po ndiqen me akuzën e “mjekimit të palukjdesshëm”. / TCH





big_img_6539


Tags: hetimmaternitetispitaletvdekja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!
Breaking News

“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!

01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!
Breaking News

Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!

01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Next Post
Horoskopi i datës 20 shtator 2016

Horoskopi i datës 20 shtator 2016








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera