Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Abuzimi seksual me të miturit / Shkaqet psikologjike dhe çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar – Nga psikologia Lorela Garuli

20/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Abuzimi seksual me të miturit / Shkaqet psikologjike dhe çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar – Nga psikologia Lorela Garuli

Për fat të keq, nuk janë të rralla lajmet e kronikat që tregojnë rastet e abuzimeve seksuale brenda familjes, rastet e incesteve e përdhunimeve. Jo vetëm që po bëhen shumë flagrante, por dëshmojnë për një historik abuzimesh, i cili ka vazhduar me vite. Profesionistët e shëndetit mendor, personat përgjegjës për mirërritjen, kujdesin dhe ruajtjen e të drejtave të fëmijëve, ligjvënësit dhe ligjzbatuesit gjenden përballë dilemave të vështira që këto raste paraqesin.





Si është e mundur që shoqëria shqiptare, një predikuese aq e devotshme e moralit të ketë raste të tilla shpërfytyrimesh dhe abuzimesh? Nëse do t’i bëjmë një analizë të shkurtër të shkaqeve psikologjike të kësaj dukurie të shëmtuar, ndër të parët faktorë do të renditen frustrimi dhe trysnia e madhe sociale që vjen pikërisht nga vetë sistemi vleror. Në një shoqëri ku mbizotërojnë vlerat kolektiviste, pra ku sjellja e individit është vazhdimisht nën mbikqyrjen e rrethit të tij social e familjar dhe kur kjo sjellje bëhet objekt bisedash e komentesh, natyrisht që çdokush duke u ndjerë i vëzhguar do të kontrollojë dhe monitorojë veprimet e veta. Pra, është fjala për lirinë e veprimit dhe gradët e lirisë, sa më e ndrydhur të jetë kjo liri, aq më shumë devijime, deformime dhe shpërfytyrime të tilla do të ketë. Sa më shumë rëndësi t’i jepet fasadës e sipërfaqes, aq më shumë fenomene negative do të hasen. Kur njeriu kufizohet e nuk gjen mënyrat normale e të mirëpranuara nga shoqëria për të shprehur impulset dhe instinktet e veta, nëpërmjet një mekanizmi zëvendësimi, do t’i shprehë këto impulse në forma të tjetërsuara, si incesti e abuzimet seksuale me të mitur. Sipas kësaj pikëpamjeje, mund të arrihet në përfundimin se fenomene të tilla me pasoja aq të rënda e aftagjata në jetën e fëmijës i cili është viktimë e abuzimit, mund të kenë ekzistuar kurdoherë, por janë mbajtur të fshehura dhe zëri i së vërtetës nuk ka arritur të kalojë pragun e shtëpisë. Diçka tjetër që vihet re shpesh në kulturën tonë, nisur nga frika e gjykimit dhe paragjykimeve, është se në shumicën dërrmuese të rasteve, abuzimet mbeten të pazbuluara dhe të paraportuara, që do të thotë se një fëmijë i abuzuar seksualisht, nuk arrin të denoncojë abuzimin dhe të kërkojë ndihmë. Përveç faktorit kulturor, kjo ndodh edhe prej natyrës së abuzimit dhe mosfunksionimit të plotë të strukturave përkatëse që duhet të jenë në mbrojtje të fëmijës. Ndërkohë që legjislacioni përfshin një dënim me burgim prej shumë pak vitesh për përdhunuesin, askush nuk e di sesi i zgjidh drejtësia këto raste dhe se çfarë bëhet me këta fëmijë që kanë pësuar një abuzim të tillë. Kur abuzimi vjen nga njëri prind (rastet që raportohen janë ato të babait abuzues kundrejt fëmijës së gjinisë vajzë), fëmija e ka shumë të vështirë të arrijë të kërkojë ndihmë, duke qenë se e keqja i vjen pikërisht nga figura që për të duhet të përfaqësonte përkujdesjen dhe autoritetin. Profili i abuzuesit jo rrallëherë paraqet probleme psikologjike apo patologji, që lidhen me personalitete të shumëfishta, agresivitet, personalitet manipulues, përfshirë dhe të qënit vetë viktima që kanë vuajtur prej të njëjtit abuzim në fëmijëri.

Ndërsa bëhet bujë nëpër media dhe lajmi përhapet duke shkaktuar keqardhje, habi e neveri për ngjarjen, kjo e fundit mbetet në harresë derisa një tjetër lajm i tillë shfaqet në titujt e gazetave apo televizioneve. Ajo që duhet të bëjmë të gjithë si pjesë e shoqërisë, është të jemi më vigjilentë mbi simptomat që ka një fëmijë i abuzuar, më të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e pasojave, më të guximshëm për të raportuar në rastet që mund t’i kemi të njohura dhe padyshim, më të ndjeshëm ndaj të drejtave të fëmijëve.


 

LORELA GARULI

PSIKOLOGE

Tags: dhunaOpinionPsikologia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Ja arsyeja pse Jolie po divorcohet nga Brad Pitt

Ja arsyeja pse Jolie po divorcohet nga Brad Pitt








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera