Pas debatit që patën dy ditë më parë në një studio televizive, moderatorja Einxhel Shkira dhe Floriana Garo, vjen një tjetër ‘online’. Einxhel e ka nxehur më shumë situatën, duke shprehur keqardhje për sjelljen e moderatores Garo. Në faqen e saj ajo ka shkruar opinionin e saj, pa përmendur emra duke folur në numrin shumës, shkruan “Class”. Megjithatë ky replikim i saj duket se i drejtohet moderatores të “Jo vetëm mode”.
Statusi i plotë:
“Dhe si gjithmonë në këtë vendin tonë të vogël të quajtur Shqipëri asgjë nuk kalon pa u komentuar, diskutuar e sharë sigurisht..Por dua të ndalem një cast të falenderoj të gjithë ata që më kanë ndjekur jo vetem mbrëmë, por në cdo shfaqje timen televizive, duke shprehur pelqimin e tyre nëpërmjet një mesazhi, telefonate apo qoftë dhe nje”Like”. Madje dhe nëse e bëjnë për të më bërë qefin mua, unë sërisht i falenderoj sepse më dhanë sado pak nga energjia dhe mendimet e tyre positive. Sa për pjesën tjetër të njerëzve…që i mbyt negativiteti jo vetëm për së largu por dhe ballë për ballë, dua t’iu them sot këtu nëpërmjet kësaj hapësirës sime të vogël virtuale, që po të isha një person që intimidohem nga mendimet tuaja apo sulmet tuaja s’do isha fare këtu sot po do bëja nadp një punë tjetër. Së dyti do ju thoja që…Ju njoh mirëëë!!Ju njoh shummmmëëë mirë juve që më dilni përballë e aspironi për të qenë “Shën Maria” duke më shitur moral, mua dhe gjithë atyre që na ndjekin. Kur doni dhe ju ta shisni veten për shenjtore se di ci mbetet atyre që janë më vertet të tilla. Të bësh vajzën e mirë në media është gjëja më e thjeshtë në botë, të mbash një fjalim klishe me pergjigje standarte është metoda më e lehtë për t’u përgjigjur dhe t’i thuash njerëzve atë që duan të degjojnë dhe vetëm atë që arrin të perceptojnë është hipokrizia juaj më e madhe, madje dhe të bëhesh e keqe është e lehtë, por të jesh vetvetja në 2016-ën është bërë misioni më i veshtirë në këtë botë!! Të perpiqesh me veten tënde të sjellësh një shembull shumë të prekshëm shumë real dhe natyral, ndryshe nga pallavrat që na janë shitur pafundësisht që kur u ngjiz media në trojet tona e deri më sot, por është totalisht e pamundur t’ia dalësh kur të duhet të hasesh me hipokrizin që ka pushtuar cdo cep!! Une s’mund të them ‘nuk e njof’ për një mik timin që dikush, me demek elitar, e quan antishembull apo antivlerë ndërkohë që me të ka ngrenë dreka darka. Unë s’mund të mohoj ekzistencen e dikujt që tashmë është një fenomen në trojet tona për te rënë unë në sy të publikut si e kulluara me norma e moral, se bej dot mbi të gjitha në një ambient që kam shkuar të flas për të…Pra ti po flet për të, por ndërkohë s’e njifke gjoja??!! Epo nëse se njef më keq akoma për ty që merr përsipër të flasësh për dicka apo dikë që sia ke haberin!!! E kur sheh hipokritët të delirojnë në të tillë gradë e vetmja gjë që ndiej është të vjellll, po cti bej grimit se kam frikë se me prishet aman. E poshtë këtij grimit do më dali ajo fytyra e vërtetë që po merakoseni kaq shumë ju qe e kamufloj unë me makiazh..S’ka asgjë për t’u shqetësuar të dashur, se vec nja dy tre qukave e ndonjë pucer njerzore ska ndonjë të fshehtë të madhe! Ndryshe nga ju të dashura “kolege” preferoj këtë llacin që vë në surrat kur dal në Tv, sesa atë maskën që vini ju sa herë ju duhet të shtireni për të bërë vajzën e mirë e të perkryer. Unë s’jam e përkryer e as dua të shes moral se atë që kam e kam për veten time jo për botën, se s’ka ngel morali im ta peshoj bota masen e tij..Jetoj jetën time si dua unë e si t’më dojë qefi mua dhe asnjëherë s’kam patur frikë të them opinionet e mia. Asnjëherë duke iu imponuar të tjerëve asnjëherë duke dashur të dukem më e zgjuara në botë sepse as une s’jam perfekte por të pakten për një gjë jam e qetë, në pasqyrë e di kë shof dhe në ekran shof sërisht të njejtin person që zgjohem cdo mëngjes e fle cdo natë ,VETEN TIME!!
Prandaj së treti dua të theksoj për të gjithë ata që paragjykojnë ato cka them dhe bej. Unë apo shumë të tjerë, që sju pëlqekan juve te dashura “intelektuhale”: As mua smë pëlqen jeta e degjeneruar që beni ju fshehurazi, as mënyra si keni zgjedhur ju per te arritur aty ku jeni, as paftyrësia juaj madje as surrati juaj!! Por kurrë se kam marë mundimin të flas për ju apo tju paragjykoj, madje as ju llogaris sepse emancipimi im eshte deri në atë pikë sa e quan humbje kohe vezhgimin, analizimin apo gjykimin e jetës së dikujt tjeter..Aq më pak tuajën që s’është as humbje kohe por vrasje kohe!! Të duash ta ulësh tjetrin për të ngritur veten nuk është vetbesim por është një mungesë e theksuar vetbesimi që për fat të keq ju “te dashura” “princesha” e keni me shumicëëë. Kjo është ajo që shof unë në sytë tuaj kur mundoheni të më nxirrni keq, kjo është ajo që nxjerrin buzët tuaja sa herë flisni kundër meje dhe këtë përcillni sa herë hidhni poshtë punën time. Sigurisht s’kam bërë ndonjë punë të madhe apo me rëndësi sepse jo veteëm që ishte një fillim për mua, por as nuk është e lehtë, sidomos të konkurosh në një treg me ju që jeni aq te zonjat (ne gjithcka). Dini si t’i arrini gjërat e une e shkreta spo me ecen fare..As duke nxjerrë foto me rroba banjo as duke bërë si tip e as duke u zhgërryer! Ndoshta duhet të isha treguar dhe unë e zonja si ju, por ctë bësh këto gjëra janë prirje, e unë që se kam talentin tuaj ne “ca gjera”, jam e dënuar të torturohem me foto “sexy” nëpër plazh për të marë pak vëmendje. Ne fakt po vdes për pak vëmendje se gjithë qëllimi i jetës time ai është. Po ikni moj andej se më mirë dal shes fara në rrugë sesa të bëj punën që bëni ju e kompromiset që beni ju për të arritur atë që doni! Madje turp tju vijë që flisni e hidhni baltë mbi punën e të tjerëve, mbi punën e atyre që sakrifikojnë shumë për të arritur ëndrrat e dëshirat e tyre, punën e atyre që investojnë lekët e veta e jo të dashnorëve apo sponsorave e turp tju vij që gjykoni dikë nga aparenca sepse njëqind herë më mirë të zhvesh trupin sesa ta shes atë sic keni berë, bëni e do vazhdoni ta bëni ju, se kështu jeni mësuar, ndryshe s’bëni dot para!!E për ta mbyllur këtë “letër” me opinionin tim, që më grryente jo vetëm gjatë ditës së sotme por gjatë gjithë kohës që kam nisur këtë punë, por që zakonisht smi lenë hapësirat t’i shpreh. Dua të citoj shprehjen që më tha babai im sot: “Rrin poshtë pishës e i genjen mendja se janë pisha, por e vërteta është që rrinë nën hijen e pishës dhe as hija vet sju duket!!”.
Ps: Po pata gabime drejtshkrimore ma beni hallall, se ndryshe nga “ca” unë se quaj veten gazetare. Një vajzë e thjeshtë jam që thjesht bëj foto me rrobabanjo e më vjen ndonjëherë të shkruaj ndonjë gjë idiote që mendoj!”.