Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Olta Gixhari më në fund konfirmon se nuk është single

24/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Olta Gixhari më në fund konfirmon se nuk është single

Jeta private e Olta Gixharit është një nga më të për folurat në media. Aktorja e njohur ka pushtuar shpesh vëmendjen e të gjithëve me historitë e saj të dashurisë, për të cilat vazhdimisht ka heshtur.
Lidhja e saj me studentin disa vjet më të vogël ishte romanca më e fundit e aktores, e cila, edhe pse u publikuan dhjetëra foto të përbashkëta të tyre, nuk e konfirmoi kurrë. Por, tashmë pas ndarjes me 22- vjeçarin Xhek Nasufi, Olta duket se ka nisur një lidhje të re. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë djalosh më të vogël se ajo, por për një biznesmen, i cili duket se prej pak kohësh ka arritur ta bëjë për vete Gixharin.





Burime të “Bluetooth” kanë rrëfyer se Olta tashmë prej disa kohësh shoqërohet me biznesmenin nga Tirana, i cili thuhet se është totalisht i marrosur pas saj. Personi në fjalë shihet vazhdimisht me aktoren e njohur, e cilësuar madje edhe si një nga vajzat më seksi të skenës shqiptare. Ndonëse raporti i tyre është ende në hapat e parë, sipas burimeve, ata janë lidhur shumë me njëritjetrin. Biznesmeni, i njohur në fushën e tij, por i panjohur për publikun e gjerë, thuhet ta ketë mbushur me dhurata dhe vëmendje Gixharin, e cila në të vërtetë njihet si një vajzë që e pëlqen protagonizmin. Sidoqoftë, deri tani, për lidhjen më të re Gixhari nuk ka zbuluar asnjë detaj. Madje, ajo është përpjekur ta mbajë të fshehur, larg vëmendjes së publikut. E në fakt, aktorja kështu është sjellë në të gjitha rastet kur në pyetje ka qenë jeta e saj private.
Edhe pse i është drejtuar shpesh pyetja nëse ka një lidhje të re apo vazhdon të jetë ‘single’, Olta e ka anashkaluar shpesh. Nuk do ishte çudi që, edhe në këtë rast, aktorja të bëjë maksimumin për ta mbajtur të fshehtë raportin e saj. Sidoqoftë, urojmë që biondja bukuroshe të mos “tradhtohet” nga partneri i saj, ashtu siç ndodhi me Xhek Nasufin, i cili, ndonëse Olta përpiqej ta mbante këtë lidhje diskrete, publikoi disa foto në rrjetet sociale ku aktorja shihej qartë. Bluetooth.


Tags: lidhje e reolta gixhari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
Next Post
Foto/Adriana Lima shfaqet nudo

Foto/Adriana Lima shfaqet nudo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera