Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Cila është temperatura ideale e ujit në dush? Përgjigjen dermatologët

24/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Cila është temperatura ideale e ujit në dush? Përgjigjen dermatologët

Ndërsa të gjithë e dinë sa i dobishëm është dyshi i ftohtë për trupin, në këtë periudhë të vitit, vetëm kur e kujton ujin e ftohtë, të bëhet mishi me mornica. Një dermatologe e klinikës “Cleveland”, Dr. Melissa Piliang, tregon cila është temperatura ideale  e ujit që duhet të përdorësh në dush. Sipas saj, temperatura ideale është 44-45 (44.4) gradë celsius. Ajo thotë se kjo temperaturë është e mjaftueshme për të larguar papastërtitë e mjedisit dhe bakteret e trupit.





Uji i ngrohtë që del nga dushi mund të shkojë deri në 60 gradë celsius – një temperaturë që mund ta durojë trupi, por kjo është temperaturë shumë e nxehtë, sipas mjekëve. Sigurisht, për të parë temperaturën e ujit, të duhet një termometër nën dush për të pasur një lexim të saktë. Por për këtë, Dr. Piliang thotë se uji duhet të jetë mjaftueshëm i ngrohtë, por jo i nxehtë aq sa ta durosh me vështirësi.

Është e rëndësishme të mos përdorësh ujë të nxehtë aq sa të të skuqet lëkura, sepse në këtë mënyrë dëmton edhe shtresën mbrojtëse të saj: “Shtresa mbrojtëse është ajo që i mban mikrobet jashtë dhe nuk i lejon ato të depërtojnë nën lëkurë, por po ashtu e mban edhe lëkurën të hidratuar”, – shpjegon Dr. Piliang për Wall Street Journal. Ajo shpjegon se shtresa mbrojtëse e lëkurës shkrihet nëse uji është në një temperaturë më të lartë se 44-45 gradë celsius, shkruan “Class”.


Po ashtu, ajo shton se mosha është një tjetër faktor që ndikon në temperaturën e ujit në dush. Shtresa mbrojtëse e njerëzve të rinj zëvendësohet më shpejt se ajo e njerëzve më të moshuar. Duke u larë me ujë shumë të nxehtë, lëkura mund të thahet më shpejt, mund të irritohet, por edhe mund të dehidratohet.

Herën tjetër që do të bësh dush, mbaje në mendje temperaturën 44-45 gradë celsius.

Tags: dushitemperatura
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
Aktori shumë i dashur i humorit akuzohet se i ka transmetuar 3 sëmundje ish-të dashurës

Aktori shumë i dashur i humorit akuzohet se i ka transmetuar 3 sëmundje ish-të dashurës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera