Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

115-vjeçarja ju tregon sekretin shqiptar të jetëgjatësisë

25/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
115-vjeçarja ju tregon sekretin shqiptar të jetëgjatësisë

Ka pak ditë që ka mbushur plot 115 vite, ndërsa thotë se ka kohë që nuk i numëron më ato. Por ajo është me mendje të kthjellët edhe në këtë shekull të dytë të jetës së saj. Qerime Ballobani nga fshati Snosen i Gramshit, kujton me saktësi çdo periudhë historike: “Ka hyrë Italia në mars, lufta është hapur në krye të vitit. Erdhi greku dhe vuri kufirin në Komjan. Greku në Grabovë, Italia ishte këtu. Ishte luftë, vlonin aeroplanët”,- kujton ajo. Nuk i mungojnë as detajet. Për 12 ditë thotë se familja e saj ka strehuar Mehmet Shehun së bashku me njerëzit e tij: “Mehmet Shehu ishte këtu me 10 veta dhe rojet e ruanin gjithë kohës”- thotë ajo. Përveç luftës, Qerimja tregon se një periudhë e vështirë ishte diktatura. “U dërrmuam në kooperativë. Kemi punuar fort dhe po të mos dilje nuk merrje bukën, rrogën”, thotë Qerimja. Nëna e ka lënë të re, ndërsa babai ka ndërruar jetë rreth 80 vjeç. Ajo rriti 10 fëmijë, 2 prej të cilëve janë ndarë nga jeta. Por Qerimja falënderon Zotin që ka një familje të madhe dhe një jetë kaq të gjatë. 10 fëmijët e saj lindën në shtëpi, me ndihmën e së vjehrrës, si të gjitha gratë e asaj kohe. Ndërsa gjatë gjithë jetës së saj nuk ka shkuar asnjëherë tek doktori, por vetëm një herë tek dentisti për një dhëmballë. Jetëgjatësia e saj duket se ka të bëjë me mënyrën e ushqimit. 115-vjeçarja nga Gramshi gjatë gjithë jetës ka ngrënë bukë misri dhe ka pirë dhallë. Ajo tregon se asnjëherë nuk ka ngrënë bukë gruri: “Unë jam rritur me bukë misri edhe tani me bukë misri jetoj. Atë ha vetëm. Nuk e kam me qejf bukën e grurit”, rrëfen ajo. Vetëm vitet e fundit, gruaja më e vjetër në Shqipëri ka filluar të ketë probleme me zemrën dhe me shikimin. Por ajo ende nuk i është dorëzuar shtratit, e ndihmuar edhe nga familjarët Qerimja vazhdon të dalë deri në qendër të fshatit. /TCH






Tags: 115 vjeceplake shqipare. seksreti i jetegjatesise
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
Next Post
Ardit Gjebrea flet për një nga momentet më të vështira të karrierës: Në skenë qeshja, në prapaskenë dhimbje të tmerrshme (FOTO)

Ardit Gjebrea flet për një nga momentet më të vështira të karrierës: Në skenë qeshja, në prapaskenë dhimbje të tmerrshme (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera