Ajo lindi në vitin 1995, kur Eminem ishte akoma një reper i pasuksesshëm. Hailie pati ndikim të madh në jetën e reperit, pasi ai ka shkruar 20 këngë në të cilat i referohet vajzës së tij. Eminemi thotë se vajza është “drita” në jetën e tij dhe se ajo ka qenë arsyeja për të jetuar. Duke lënë anash suksesin që ka pasur, këngëtari pohon se pa vajzën nuk do t’ia kishte dalë në momentet e errëta të jetës së tij.

Hailie tashmë nuk është një vajzë e vogël. Ajo është rritur, tash është 20 vjeçe dhe shkon në fakultet. Ajo sot duket ndryshe, ka një buzëqeshje të bukur që nuk e kemi parë në fytyrën e babait të saj.








