Dy aktorë vendosin të bëjnë një studim rreth reagimit të njerëzve në qytet kur shohin një djalë duke rrahur një vajzë dhe të kundërtën. Ata zgjedhin që këtë video ta bëjnë në mes të një qyteti të madh. Në momentin kur djali shfaqet duke rrahur vajzën, të gjithë alarmohen. Meshkujt përreth ngrihen dhe përpiqen ta ndalojnë djalin, madje disa tregohen edhe agresivë ndaj tij, deri në momentin që kuptojnë që kjo është thjesht një kamera e fshehtë, shkruan “Jeta osh qef”. Por krejtësisht e kundërta ndodh kur një vajzë rreh të dashurin e saj. Njerëzit përreth nuk alarmohen, madje largohen të hapin vend pa i ardhur aspak në ndihmë djalit. A është kjo e drejtë?