Katy Perry ka vendosur të dalë nudo nëpër vidëo të ndryshme për tu përfshirë disi në debatet politike të ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara. Ditën e kaluar ajo ka postuar në llogarinë e saj në ‘Twitter’ një video nudo ku ajo shkon për të votuar. Këngëtarja 31-vjeçare ka shprehur hapur mbështëtjen e saj për Hilary Clinton dhe duke dalë nudo ajo tregon se do ta përdorë trupin e saj për të përmirësuar botën. Për një vendim kaq të çuditshëm sa ky i këngëtares ajo është pyetur nga media se si mund ta përmirësojë botën dukë xhiruar video zhveshur, dhe ajo shprehet kështu: “Ky vendim është krejtësisht simbolik pasi unë po e përdor trupin tim për të përfaqësuar forcën femërore. Një simbol feminist do të thoja pasi ju e dini që unë jam përkrahëse e zjarrtë e Hilary”