Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kujdes ky përbërës ushqimor i ngjashëm me kripën dhe sheqerin shkakton uri të madhe

27/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kujdes ky përbërës ushqimor i ngjashëm me kripën dhe sheqerin shkakton uri të madhe

Një nga përbërësit më të dëmshëm që konsumojmë rregullisht, pa qenë të vetëdijshëm që e konsumojmë dhe për efektet e tij është sodium glutamate (E621), një shtues i zakonshëm që gjendet thuajse në të gjithë ushqimet e përpunuar. Për më tepër, vështirë se të gjenden restorante që nuk e përdorin këtë përmirësues të shijes.





Sodium glutamate E621 është në formën e pluhurit kristalor të bardhë dhe është shumë i ngjashëm me kripën apo sheqerin. Ai mund të gjendet edhe në formë të lëngshme. Ka shijen e supës së mishit dhe mund të shtohet në çdo ushqim për të përmirësuar shijen. Marrja e këtij përbërësi shkakton ndjenjë urie dhe çon në mbingrënie dhe obozitet.

 


Stimulon qelizat e trurit në të njëjtën mënyrë si drogërat, të cilat krijojnë një ndjenjë varësie. Përthithet lehtësisht në gjak dhe në trup duke shkaktuar ndryshime në gjene dhe në sensin e shijes.

 

Siç e përmendëm, ky shtues ushqimor përdoret në shumë ushqime popullore, duke përfshirë salsiçet, hot dogët, patatinat, supat e parapërgatitura, ushqimet e konservuar, birrat e kështu me rradhë. Doza e lejuar ditore për të rriturit është 1.5 gramë dhe për fëmijët më pak se gjysmë grami.

 

Një fakt që ia vlen të përmendet është se mbi 200 tonë të këtij shtuesi ushqimor përdoren çdo vit në botë. Simptomat e zakonshme të overdozës së E621 përfshijnë marramendje, migrenën, shqetësimet vizuale, imbalancë hormonale, ndjesi të vjelli, dobësi, dhimbje kraharori etj.  Është gjithashtu e njohur si sindroma e restorantit kinez.

 

 

 

Është zbuluar së pari në vitin 1907 në Japoni nga shkencëtari Ikeda Kikunae, i cili zbuloi se substanca përmirëson veçanërisht shijen dhe aromën e ushqimit të konservuar, të shpejtë dhe të ngrirë.

 

Ky shtues ushqimor i zakonshëm ka fituar shumë popullaritet gjatë viteve dhe sot ka shitje shumë të mira në vende si Amerika.

 

Edhe pse përmirëson shijen dhe aromën e produkteve ushqimore, sodium glutamate ka edhe një sërë efektesh anësore.  Ai ndikon receptorët e gjuhës duke e bërë ushqimin më të shijshëm se sa është. Kjo është arsyeja pse njerëzit krijojnë varësi ndaj ushqimeve të përpunuara, si: patatinat, ëmbëlsirat, ushqimet gjysmë të gatshme etj.

 

Në një studim, minjve që iu dha sodium glutamate në ushqim humbën shikimin.

 

Është e rëndësishme të theksohet se E621 është jashtëzakonisht me përfitim për ushqimet e përpunuar sepse jo vetëm pakëson koston e prodhimit, por rrit edhe shitjet e produktit.

 

Kështu, herën tjetër kur të blini ushqim, kontrolloni përbërësit dhe mënjanoni ato produkte që përmbajnë E621.

 

Erëzat natyrale janë një alternativë shumë më e mirë dhe më e shëndetshme se ky shtues ushqimor/Revista Shije.

Tags: perberes ushqimoruri e madhe
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Next Post
Rrihet keq deputeti shqiptar, ishte në makinë me një këngëtare të njohur

Rrihet keq deputeti shqiptar, ishte në makinë me një këngëtare të njohur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera