Eduart Ndocajt duket se i ka kushtuar shtrenjtë një vizitë në Kosovë. Mësohet se kaubojsi është rrahur keq nga dy persona në fshatin Landovicë, afër qytetit të Prizrenit.
“Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit. Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë”, thanë burime brenda policisë të gazetës “Blic”.
Personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për Policinë.
“A.V nga Kukësi, me banim në Prizren, dhe I.B nga Prizreni janë personat që e kanë sulmuar deputetin”, tha burimi.
Mësohet se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria.
Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë rast.