Rezarta Shkurta është bërë nostalgjike. Ajo ka postuar një foto të realizuar nga Fadil Berisha, 11 vjet më parë kur dhe ishte në kulmin e saj të suksesit si këngëtare dhe si modele. Rezarta Shkurta njihet si këngëtare baladash, ndonëse prej disa vitesh e ka stopuar karrierën e saj artistike duke iu përkushtuar më shumë punës si fotografe dhe kompanisë së saj, “Hera Company”.








