Brad Pitt duket se është bërë viktimë e akuzave të ekzagjëruara të ish bashkëshortes së tij dhe tashmë ai është mëse i gatshëm ti vërtetojë çdokujt të kundërtën. Aktori i është nënshtruar vullnetarisht testeve të droges dhe alkolit dhe një burim për “TMZ” tregon se ai po lëviz çdo gurë të mundshëm për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tij. Ai do te mbahet vazhdimisht nën vëzhgimin e mjekeve dhe psikologëve ndërkohë që 6 fëmijët e tij janë momentalisht nën kujdesin e Angelinës. Disa nga analizat janë berë publike dhe niveli i këtyre substancave në sistëmin e tij është normal. Megjithëse ka plot analiza të tjera në të cilat Pitt do të nënshtrohet në këto momente ai nuk përbën rrezik për fëmijët e tij.