Jennifer Lopez së fundmi ka postuar një foto në instagram, por një gabim gramatikor i bërë nga ajo i ka kushtuar shumë asaj. Ajo është kritikuar mjaft pasi ka bërë një gabim ortografik në shkrimin poshtë fotos ku kishte dalë me një këngëtare nga Puerto Rico, Kany García.
Ajo ka shkruar ‘’Unë edhe e talentuara Kany Garcia’’, kur në fakt ‘’unë’’ duhej të shkruhej pas emrit të këngëtares, sipas gramatikës spanjolle. Një gabim i tillë nuk është pranuar aspak mirë nga fansat e Lopez, të cilët ia kanë vënë në pah, madje disa prej tyre e kanë quajtur edhe analfabete.