Pasditet me Rudinën janë kthyer, e bashkë me të edhe të ftuarit e veçantë që sjellin eksperiencën e tyre në ekranin e Tv Klan. Fleura Shkëmbi, praktikuese e meditimit dhe yoga-s rrëfeu përvojën e saj mes murgjve në Tailandë. Duke treguar për teknikat e relaksit, Rudina i kërkoi Fleurës të praktikonin disa ushtrime në televizion. Të dyja u ulën në mes të studios dhe nisën të shpjegojnë disa pozicione, si psh. këmbëkryq! Pozicioni i parë i yoga-s u duk paksa i vështirë për prezantuesen Magjistari. Ndonëse nga e ftuara mori komplimenta për elasticitetin, Rudina u tregua e sinqertë kur për të “justifikuar” mosshtrirjen e plotë të këmbëve tha: “Kaluçin nuk e kam kaluar kurrë, sparkatën e kam pasur shumë të vështirë”. Momenti i yoga-s tek “Rudina” ishte vërtetë i veçantë!/ Lapsi.al