Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Çfarë është Hëna e Zezë e 30 shtatorit? Ngjarja e rrallë që ka një domethënie

30/09/2016
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Çfarë është Hëna e Zezë e 30 shtatorit? Ngjarja e rrallë që ka një domethënie

“Black Moon”, mund të tingëllojë si një term misterioz apo si një titull apokaliptik filmi, por në fakt është një ngjarje astronomike që nuk ka lidhje me fundin e botës, pavarësisht shqetësimeve dhe abuzimeve se po vjen dita e katastrofës.





“Black Moon” ose Hëna e Zezë nuk është një term shumë i njohur për botën e astronomisë. Por vitet e fundit, termi është bërë më popullor nga astrologët e besimit Wiccan (besim pagan).

Ky fenomen i rrallë do të ndodhë mbrëmjen e së premtes, 30 shtator, duke u gdhirë e shtuna, por çfarë është saktësisht ngjarja hënore, pakkush e di. A do të mund ta shohim ngjarjen e rrallë?


Çfarë është Hëna e Zezë?

Që nga Hëna e Gjakut, deri tek Hëna Blu apo lloj-lloj emërtimesh që i janë vendosur fenomeneve të ndryshme të Hënës, në varësi të ndryshimeve të saj, “Black Moon” është një term më i rrallë dhe ka një kuptim krejt tjetër për satelitin natyror të Tokës.

Interpretimet e ekspertëve janë nga më të ndryshmet për Hënën e Zezë, megjithatë ka disa përkufizime për atë që ndodh në realitet. Shumica e ekspertëve pajtohen me mendimin se Hëna e Zezë i referohet Hënës së dytë të re brenda një muaji kalendarik. Hëna e Zezë nuk duhet ngatërruar në Hënën Blu. Kjo e fundit ndodh kur brenda një muaji ndodh dy herë Hëna e plotë.

Joe Rao, përfaqësues i space.com, shpjegon: “Hëna e dytë e plotë brenda një muaji kalendarik është quajtur ndryshe Hëna Blu, ndërsa Hëna e Zezë supozohet të jetë ana tjetër e Hënës Blu, pra Hëna e dytë e re brenda muajit një muaji kalendarik…”
Sipas astronomisë, Hëna e re ndodh atëherë kur ana e errët e Hënës është përballë Tokës, ndaj edhe duket sikur nata është pa Hënë. Natyrisht, ajo është, por e fshehur, plotësisht në hije. Në këtë moment Hëna është në mes të Tokës dhe Diellit, por pjesa e saj e ndriçuar nuk shfaqet para nesh. Krejt e kundërta e Hënës së Re është Hëna e Plotë, kur pjesa e saj e ndriçuar është përballë Tokës.

Hëna e Zezë e fundit ka qenë ajo e marsit 2014, ndërsa tjetra që do të vijë është pas tre vjetësh, në vitin 2019./RevistaClass

Tags: hena e zeze
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
Next Post
Vuri këtë bimë në kokë, dhe flokët e saj u rritën me shpejtësi ekstreme

Vuri këtë bimë në kokë, dhe flokët e saj u rritën me shpejtësi ekstreme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera