Në një intervistë për revistën “Red” Nicole Kidman ka folur hapur për martesën e saj me Tom Cruise. Ajo dhe aktori lidhën kurorë në vitin 1990 për t’i dhënë fund më anë të divorcit në vitin 2001. Në atë kohë aktorja australiane ka qënë vetëm 23-vjeç dhe tashmë kur i rikthehet atyre vendimeve shprehet se është treguar një budallaçkë. Gjithashtu Nicole ka treguar se martesa me Tom Cruise ka qënë një ferr i vërtetë dhe ai pothuajse nuk kujdesej fare për dy fëmijët e tyre të adoptuar. Në vitin 2005 ajo u martua me Keith Urban e nga kjo lidhje lindën dy vajzat e tyre Sunday Rose dhe Faith Margaret. Përsa i përket Keith 49-vjeçarja shprehet se nuk ka qënë marrdhënie e lehtë por as nuk mund të krahasohet me egoistin Tom Cruise.