Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Vrau nipin e ish-të dashurit, gruaja: Jam penduar, kam 4 djem në varr

30/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Vrau nipin e ish-të dashurit, gruaja: Jam penduar, kam 4 djem në varr

Kanë kaluar 11 vite prej ditës kur Liljana Mulliri Boro, nga Vidohova e Devollit, vrau dhe hodhi në pus nipin e mitur të ish­të dashurit të saj. Për më shumë se një dekadë, gruaja mbart në shpirt jo vetëm barrën e krimit makabër, që tronditi mbarë vendin, por edhe dramën e madhe të vrasjes së tre djemve të saj. Mes lotësh, Liljana, e cila ka mbetur fillikat e vetme, shpreh pendesë dhe pranon se është fajtore e njëherazi shkaktare e vrasjes së tre djemve që lindi dhe atij që e vrau, të cilit prej kohësh e konsideron si birin e saj. “Jam fajtore, e pranoj. Unë jam penduar se atje janë katër djemtë e mi, jo tre djemtë e mi. Ai është djali im, unë nuk do ta ndaj atë asnjëherë, asnjëherë nuk e kam ndarë.”­ shprehet Liljana Mulliri. Nga qelitë e burgut 325, Liljana Mulliri, i bën thirrje ministrit të Drejtësisë, ti ulë sigurinë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të shkonte pranë varreve te tre djemve, Taulantit, Xhiljanit dhe Edit, të cilët u vranë pesë vite pasi ajo ishte burgosur. “Kërkoj të më hiqet siguria e lartë, vetëm për të vajtur tek ata fëmijë. Kur vete atje më duket sikur i kam gjallë. Unë në çdo moment e ndjej fjalën e tyre, dhe unë e ndjej që ata çdo moment janë me mua, edhe pse janë atje. Do ti lutesha shumë ministrit të Drejtësisë të ma hiqte sigurinë e lartë se ajo më pengon shumë.”­ shprehet Liljana. E dënuara me 25 vite burg, e konsideron veten një nënë fatkeqe dhe mes ngashërimash, thotë se i vetmi motiv qe është ende gjallë, është kujtimi i djemve të vrarë, pasi jeta për të, mbaroi që ditën që vrau fëmijën e pafajshëm. “Unë me ato kujtime jetoj sot. kujtimet e atyre fëmijëve mua më mbajnë gjallë. Kujtimet e Edit të vogël që ishte 16 vjeç, që në bankën e shkollës vunë vetëm një tufë me lule. Si ja bëri dora që i vrau ata fëmijë, më mbylli derën, më la me duar në gji. Nuk dua të paragjykoj njerëzit, do thonë dhe ti ke bërë një gjë, por unë jam shumë e penduar.”­ deklaron Liljana. Liljana Mulliri, u dënua me 25 vite burg për vrasjen e Alberto Xhihanit, me xhaxhain e të cilit pati një lidhje intime. Në vitin 2010, Besim Karaj, nga fshati Thumanë i Krujës, i ekzekutoi tre djemtë. Gruaja këmbëngul se Karaj u pagua për ta kryer krimin dhe se djemtë iu vranë për motive hakmarrje. Zyrtarisht, thuhet se Karaj i vrau tre djemtë e familjes Mulliri, pasi më i madhi prej tyre, Taulanti, kishte një lidhje intime me gruan e autorit./ News 24





 


Tags: gruajaRrefimvrasja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
Pas tërheqjes nga muzika, Selena Gomez gjen ngushëllim te feja

Pas tërheqjes nga muzika, Selena Gomez gjen ngushëllim te feja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera