Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja sa ndikon diferenca në moshë në një lidhje

01/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja sa ndikon diferenca në moshë në një lidhje

Për gjatësinë e lidhjes është me rëndësi që ngjashmëritë (në qëndrime, kuptim të jetës, besim në lidhjen me partnerin…) dhe kompatibiliteti të jenë më të shprehura sesa dallimet. Mirëpo, pa i marrë parasysh këto, nuk duhet përgjithësuar. Gjithmonë dy shpirtra munden thjesht “të gjenden” pa marrë parasysh moshën, statusin shoqëror, largësinë… Derisa të ekzistojë dashuria dhe respektimi i dyanshëm, mosha nuk do të duhej të ketë ndonjë rol! Fillimi i lidhjes me një person më të moshuar, mund të jetë pak shqetësues në fillim, por nëse i përcillni këto këshilla, do të kuptoni si mund ta mbani këtë lidhje të balancuar. Nëse dy partnerët në një marrëdhënie janë të ndershëm me qëllimet e tyre, nuk ka asnjë arsye pse diferenca e moshës duhet të krijojë problem në një marrëdhënie.





Durimi

Një nga arsyet kryesore që i bëjnë femrat të dalin me meshkuj më të vjetër, është fakti se ata janë më stabil dhe më të vendosur. Derisa ju çuditeni me shtëpinë e tij të këndshme dhe me karrierën e tij, shumë shpejt do të mësoni se për të paguar faturat ai duhet të punojë shumë. Nganjëherë kjo do të thotë se do të ketë më pak kohë dhe vëmendje për ju. Ju duhet të kuptoni dhe të keni shumë durim.


Diferenca në moshë

Mos ia kujtoni vazhdimisht diferencën në moshë që keni mes vete. Nëse ju të dy jeni pajtuar që të filloni lidhjen, atëherë keni tejkaluar çdo dallim në moshë që mund të keni, duke e lënë atë prapa jush. Nëse vazhdimisht ia kujtoni atij se sa vite keni dallim, thjesht do ta bëni të ndihet keq dhe do të dukeni e pasigurt.

Kënaquni me bisedën!

Shumë femra të reja tërhiqen nga meshkujt më të vjetër, për shkak të bisedës së mrekullueshme që mund ta kenë me ta. Ky do të ishte një rast për të shprehur të gjitha aftësitë tuaja, të cilat me miqtë tuaj moshatarë zakonisht nuk mund t’i shprehni edhe aq. Mund ta shfaqni personin e rritur brenda jush pa pasur frikë.

Shfaqni aftësitë tuaja në kuzhinë!

Nuk mund të themi se çdo femër duhet gjithsesi të dijë të gatuajë dhe të pastrojë për të bërë për vete një person, por natyrisht që nëse di t’i bëjë këto, do të duket shumë më e përshtatshme si partnere. Meshkujve jo vetëm që u duket atraktive kjo karakteristikë, por ata kërkojnë diçka të tillë te një femër, e cila në të ardhmen do të rrisë familjen e tyre./Telegrafi

Tags: diferenca e mosheslidhjandikimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Video prekëse/ Fëmija sirian nuk lë infermierin të largohet

Video prekëse/ Fëmija sirian nuk lë infermierin të largohet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera