U ndodh shumë njerëzve që kanë emra të veçantë, që i thërrasin kudo, në shkollë, në prezantimet e para, në takime të mëvonshme me një emër të ngjashëm, por më të dëgjuar. Ky është edhe rasti i Aurelës, e cila si shumë të tjerë, përdor emrin që e njohin të gjithë, për ta lënë emrin e vërtetë vetëm në dokumentet zyrtare. Ajo ka rrëfyer sonte në emisionin Zonë e Lirë, që emri i saj i vërtetë është Eurela. Emrin e rrallë ia ka vendosur tezja, por sapo shkoi në shkollë e kuptoi që ky emër kaq i veçantë nuk do të ngulitej në mendjen e askujt. Emrin asaj ia shkruan Aurela në regjistër dhe ashtu i ka mbetur deri në vitin e fundit të shkollës. Por tashmë të gjithë e njohin si Aurela dhe ajo është mësuar me këtë emër.